|
BOARD MEMBERS AND OFFICERS, 2005-2006
BORDI DREJTUES MIRELA BOGDANI
Ka kryer MSc per shkenca politike dhe politika publike ne Cardiff University, UK. Perpara studimeve ne shkenca politike, Mirela eshte diplomuar nga Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes ne 1989, dhe ka punuar per pak vite si mjeke stomatologe dhe me pas si drejtuese e sherbimit stomatolologjik ne Ministrine e Shendetesise. Ne 2001, ka marre graden "Doktore e shkencave mjekesore" nga Universiteti i Tiranes. Ka ndjekur gjithashtu studime pasuniversitare ne Boston University, ShBA (1995), London University, UCL, UK (1997) dhe ne George Washington University, USA (1999-2000). Eshte autore e dy librave, nje prej te cileve "Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit", botuar ne Tirane ne 2004, pritet te botohet ne UK ne 2005. Ka botuar artikuj shkencore, profesionale e politike ne revista e periodike te ndryshem. Aktualisht punon si lektore ne Universitetin e Kardifit, ne Shkollen e Studimeve Europiane. Email: Mirela.Bogdani@alpsa.org HENRI CILI Henri eshte diplomuar per shkenca politike ne Universitetin PARIS 8, France dhe ka kryer master ne Filozofi Politike po ne universitetin PARIS 8, ku po vazhdon dhe doktoraturen ne filozofi. Ai eshte pedagog ne departamentin e gazetarise dhe komunikimit ne Universitetin e Tiranes dhe lektor i jashtem i shkencave politike ne fakultetin e shkencave sociale te Universitetit te Tiranes. Ka botuar librin "Shumica qe na mund: mbi sistemin elektoral ne Shqiperi". Email: Henri.Cili@alpsa.org AROLDA ELBASANI Ka MA ne marredhenie nderkombetare dhe Studime Europiane nga Universiteti i Europes Qendore ne Budapest (2001); MA ne shkenca politike nga Universiteti i Bilkentit (2002). Aktualisht, po mbaron doktoraturen ne shkenca politike ne Institutin Universitar Europian ne Firence. Disertacioni i saj eshte mbi rolin e Bashkimit Europian ne nxitjen e demokracise ne vendet e Europes Jugelindore. Ka prezantuar punime ne disa konferenca ne tema qe lidhen me procesin e demokratizimit ne Ballkan, zgjerimin e BE, dhe demokratizimin ne pergjithesi. Ka dhene mesim ne Universitetin e Bolonjas dhe ate te Bilkentit. Ka botuar artikuj mbi politiken ne vendet Jugelindore. Email: Arolda.Elbasani@alpsa.org ALTIN ILIRJANI Ka kryer doktoraturen ne shkenca politike me specializim ne shkenca politike krahasuese, ekonomi politike, dhe metodologji. Studimet pasuniversitare i ka kryer ne Universitetin e Europes Qendrore, Budapest dhe Universitetin e Karolines se Veriut ne Chapel Hill. Gjithashtu, ka ndjekur studime pasuniversitare ne Universitetin e Duke (2001-2002) dhe ne Institutin Universitar Europian ne Firence, 1999-2000. Interesat e studimit i ka ne sjelljen elektorale, institucionet demokratike, konfliktet etnike, dhe ekonomia politike nderkombetare. Ka themeluar dhe eshte editor i revistes Southeast European Politics (SEEP). Email: Altin.Ilirjani@alpsa.org BLENDI KAJSIU Eshte drejtor ekzekutiv i Shkolles Shqiptare te Politikes (ASP) Perpara ASP, ka qene kordinator i programit parlamentar te Institutit Republikan Nderkombetare ne Tirane. Qe nga 2003, eshte analiste dhe autore i raportit te Freedom House per Shqiperine, dhe jep mesim ne Fakultetin e Medias dhe Komunikimit ne Universitetin e Tiranes. Ka qene bashkepunetore shkencor ne Institutin Shqiptare te Studimeve Nderkombetare (AIIS). Ka botuar studime per partite politike shqiptare, qeverisjen lokale, mekanizmat e kontrollit parlamentar, dhe integrimin Europian. Eshte diplomuar per shkenca politike dhe ekonomi nga Universiteti Amerikane ne Bullgari ne 2000, dhe ka MA nga Universiteti i Notre Dame, ShBA ne 2001. Email: Blendi.Kajsiu@alpsa.org LEON MALAZOGU Leon Malazogu eshte drejtor i hulumtimeve ne Institutin Kosovar per Kerkime Politike dhe Zhvillim (KIPRED). Leoni ka kryer studimet master ne Universitetin e Notre Dame, ShBA, dhe studimet universitare ne Universitetin Amerikan ne Bullgari. Ka punuar si lektor i shkencave politike ne Universitetin e Prishtines, dhe ne Kolegjine e Studimeve Alternative Humaniste. Studimet e tij ne fushat e nderhyrjes humanitare, sistemeve elektorale, qeverisjes lokale, dhe marredhenieve nderetnike jane botuar nga Frank Cass Publisher, Universiteti i Leuven, dhe KIPRED. Email: Leon.Malazogu@alpsa.org RIDVAN PESHKOPIA Eshte diplomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes ne profilin Urbanistike te Deges Arkitekture. Me pas ka ndjekur studimet pasuniversitare ne Shkollen Martin te Administrates dhe Politikes Publike (Martin School of Public Policy and Administration) ne Universitetin e Kentakit (University of Kentucky). Ka marre graden Master i Arteve ne Shkollen Paterson te Diplomacise dhe Tregetise Nderkombetare ne Universitetin e Kentakit, dhe aktualishte ndjek nje program doktoral ne shkenca politike ne Universitetin e Kentakit. Ka sherbyer dy mandate ne Kuvendin e Shqiperise (1991-1992 dhe 1992-1996), si edhe ka sherbyer si Komisioner Kombetar per Refugjate (2001-2002). Ka dy botime ne Shqip, dhe disa studime per ceshtjet e azilit politik dhe migracionit ne Europen Jugelindore ne Forced Migration Review, dhe Journal of Southeast European and Black Sea Studies. Email: Ridvan.Peshkopia@alpsa.org SHINASI RAMA Shinasi Rama ka graden Ph.D. ne Shkenca Politike nga Columbia University. Ne Shqiperi ka studjuar ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve (1978-1980) dhe ne Universitetin e Tiranes per Gjuhen e Letersine Angleze (1989-1991). Ka graden MA ne Marredhenie Nderkombetare nga Universiteti i South Carolines ne vitin 1996 dhe graden M.Phil. nga Columbia U. ne vitin 2001. Dizertacionin e ka mbrojtur ne Dhjetor 2003 me temen "Ne Kerkim te Shtetit Efektiv: Evolucioni i Nacionalizmave Shqiptare." Nga Shtatori 2005 do te jete Drejtuesi i Programit te MA ne Departamentin e Shkencave Politike ne New York University me titullin Profesor i Associuar Klinik. Ai ka dhene mesim ne Columbia University, City University of New York si dhe, nga viti 2000 e ne vazhdim, ne New York University si ligjerues. Email: Shinasi.Rama@alpsa.org ENIS SULSTAROVA Ka mbaruar studimet per sociologji dhe ka bere MA per shkenca politike nga Middle East Technical University ne Ankara. Aktualisht, punon si drejtues i programit rajonal ne Institute for Democracy and Mediation dhe punon si lektor ne departamentet e shkencave politike dhe ate te sociologjise ne Universitetin e Tiranes. Enisi ka botuar librin Ligjerimi Nacionalist ne Shqiperi, 2003, dhe eshte autore i disa shkrimeve ne revistat dhe shtypin ne Shqiperi. Fushat e studimit perfshijne nacionalizmin dhe studimet kulturore. Email: Enis.Sulstarova@alpsa.org BERNARD ZENELI Shef Departamenti dhe Ligjerues, Departamenti i Shkencave Politike dhe Administrates Publike ne Universitetin e Prishtines. Po kryen doktoraturen per politika publike dhe nderkombetare ne Northeastern University, ShBA. Email: Bernard.Zeneli@alpsa.org SEKRETAR I PERGJITHSHEM DHE FINANCIER: SOKOL AVXHIU Ka mbaruar studimet pasuniversitare per
shkenca politike ne Universitetin e Europes Qendrore ne Budapest, dhe
ka kryer studimet per Gjermanishte ne Universitetin e Elbasanit.
Aktualisht, eshte drejtues i lart i programit per arsimin profesional
ne Fondacionin PARSH ne Tirane. Email: Sokol.Avxhiu@alpsa.org
(Renditja eshte alfabetikisht sipas mbiemrit) Copyright
© 2000-2005 the Albanian Political Science Association
<>For questions regarding this web site write to webmaster@alpsa.org <> |