« Aplikim per intervistues | Main | Zonat e Intervistave: AES 2005 »

July 04, 2005

Studimi Elektoral Shqiptar 2005

ALPSA ne bashkepunim me CSES dhe Fondacionin Kombetar te Shkences se ShBA keto dite po organizon Studimin Elektoral Shqiptar 2005. Anketa ne Shqip dhe informacionet e tjera, perfshire edhe rezultatet e anketes pas-zgjedhore, do te mund te gjenden ne kete website se shpejti.

Studimi Elektoral Shqiptar 2005 eshte pjese e nje prej projekteve me te rendesishem ne shkencat politike ne bote ne 15 vitet e fundit. Bazuar tek eksperienca e Studimeve Kombetare Elektorale qe filluan ne ShBA ne vitet 1950-te, studime te ngjashme sot kryen rregullishte ne mbi 50 shtete te botes ne Europe, Ameriken Latine, dhe Azi. Studimi yne bazohet ne eksperiencen me te mire te vendeve te tjera dhe eshte pregatitur ne bashkepunim me disa prej experteve me te njohur ne bote ne keto ceshtje. Pyetesori dhe skema e studimit eshte hartuar nga Komiteti Planifikues i CSES-it dhe nga bordi yne i eksperteve, i cili perbehet nga studiues te politikes elektorale me fame ne mbare boten. Ne synojme te ruajme standartet me te larta shkencore ne çdo faze te projektit. Kontributi i CSES ne projekt mbeshtetet nga Fondacioni Kombetare i Shkences se ShBA (American National Science Foundation).

Opinioni publik qendron ne qender te çdo sistemi demokratik. Eshte gjeresisht e pranuar se ne shoqerite demokratike ekzistojne lidhje te forta mes opinionit publik dhe veprimeve te politikaberesve. Kjo pasqyron faktin se interesi kryesor i demokracise eshte te shnderroje preferencat e publikut ne politika. Qe nje gje e tille te ndodhe, faktor kyç eshte qartesia dhe njohja nga te gjithe e preferencave te publikut. Politikanet ndihen te detyruar te veprojne ne perputhje me preferencat e elektoratit te tyre dhe kane me pak hapesire per te manovruar kur keto preferenca njihen qarte. Studimi i sjelljes elektorale ne zgjedhjet parlamentare do te ndihmojne akademiket, studentet, analistet politike, shoqerine civile dhe politikeberesit te kuptojne preferencat e elektoratit shqiptar dhe te shpjegojne rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Procesi elektoral eshte nje nga instrumentat me te rendesishem te demokratizimit ne nje vend. Ne rastin e Shqiperise, problemet me procesin elektoral jane pasqyra me e mire e problemeve te demokracise sone post-komuniste. Ndryshe nga vendet e tjera te Europes Lindore, njohja e preferencave te elektoratit dhe e procesit elektoral ne Shqiperi jane pothuaj plotesisht te pastudiuara. Nga perspektiva akademike, ky eshte nje boshllek shume i madhe qe shprehet ne mungesen e studimeve serioze mbi Shqiperine dhe konsiderimin e saj si rast jashte kategorive dhe modeleve akademike te shkencave shoqerore. Ky boshllek akademik dhe mosnjohje shpesh konvertohet ne mangesi serioze tek politikat publike dhe strategjite e politikaberesve ne Shqiperi dhe ato te komunitetit nderkombetar ndaj Shqiperise.

Zbatimi i projektit ne Shqiperi mbeshtetet nga Fondacioni Soros, Tirane dhe Ambasada Hollandeze ne Shqiperi.


Posted @ July 4, 2005 05:05 PM

Comments

Post a comment




Remember Me?